Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Fazliji humb penallti në disfatën e St. Gallenit

Betim Fazliji

Reprezentuesi i Kosovës, Betim Fazliji, ka humbur penallti në disfatën që e pësoi skuadra e tij, St. Galleni. 

St. Galleni u mposht të dielën mbrëma në udhëtim nga Thuni me rezultatin 2:0, në kuadër të xhiros së 15-të të Superligës së Zvicrës. 

Fazliji kishte mundësinë që t’i barazonte shifrat në 1:1 në minutën e 93-të, por goditja e tij nga pika e bardhë përfundoi në shtyllë.

Mesfushori Fazliji në lojë u inkuadrua në fillim të pjesës së dytë. 

Ndërsa bashkëlojtari i Fazlijit, Leon Frokaj, u la në stol. 

Nico Maier dhe Riccardo Braschi i shënuan golat e fitores për Thunin.