Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Fitore e thellë e Barçës, Raphinha shkëlqen me “hat-trick”

Barcelona

Barcelona e ka mposhtur shumë thellë skuadrën e Deportivo La Corunas me rezultatin 5:1. 

Ndeshja e zhvilluar të dielën mbrëma i takoi xhiros së 14-të të La Ligas spanjolle. 

Në fitoren e gjigantit katalunjas shkëlqeu sulmuesi brazilian, Raphinha, me “hat-trick”.

Lamine Yamal e kaloi Barçën në epërsi në minutën e dytë. 

Shtatë minuta më pas, Pierre-Emerick Aubameyang, i barazoi shifrat në 1:1. 

Dani Olmo e kaloi sërish në epërsi 2:1 Barçën në minutën e 20-të. 

Më pas, Raphinha i realizoi tre golat e fundit, në minutat 50, 83 dhe 91. 

29-vjeçari është duke kaluar formë të jashtëzakonshme këtë edicion. 

Në 17 ndeshjet e zhvilluara në të gjitha garat ka shënuar 22 gola dhe ka bërë tri asistime. 

Barça vazhdon të jetë lidere me 39 pikë. Atletico Madridi e zë vendin e dytë me 34 pikë. Një pikë më pak ka Real Madridi në pozitën e tretë. 

Deportivo La Coruna është në mesin e tabelës me 15 pikë.