Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Bayerni luan me Augsburgun, sytë kah Kane

Bayern

Formën që e kishte te Bayerni, Harry Kane e vazhdoi tek Anglia. Ai shënoi në të gjitha katër ndeshjet e Ligës së Kombeve për Anglinë dhe tashmë është kthyer te gjiganti bavarez. 

Kampioni gjerman të shtunën sfidohet nga Augsburgu. Ndeshja Augsburg – Bayern luhet nga ora 15:30 dhe i takon xhiros së pestë të Bundesligës. 

Ndeshjet e fundit të xhiros së kaluar janë luajtur më 20 shtator. Ky pushim i gjatë ishte për shkak të periudhës së gjatë të ndeshjeve ndërkombëtare. 

Bayerni në xhiron e kaluar të Bundesligës fitoi 7:0 ndaj Union Berlinit. Ndërkohë Augsburgu pësoi 3:2 nga Werder Bremeni.

Bayerni ka dhjetë pikë në vendin e dytë në elitën gjermane. Augsburgu është po ashtu lart në tabelë me shtatë pikë.

Të shtunën luan edhe Hoffenheimi i treshes së Kosovës. Po nga ora 15:30 e pret Hamburgun. Derisa Albian Hajdari është në dyshim, shpresohet në shpërthimin e Fisnik Asllanit që shënoi për Kosovën ndaj Austrisë. Leon Avdullahu pritet të startojë në mesfushë. Hoffenheimi ka nisur keq dhe ka vetëm tri pikë nga katër xhirot e para. Tri pikë i ka edhe Hamburgu.