Bayern Munichu është shumë afër një tjetër titulli në elitën gjermane të futbollit.
Bavarezët prijnë në tabelë me 67 pikë, nëntë më shumë se Dortmundi i vendit të dytë.
Bayerni të shtunën nga ora 15:30, luan në “Allianz Arena” ndaj Union Berlinit, në ndeshjen e xhiros së 27-të.
Dortmundi po të shtunën nga ora 18:30, në “Signal Iduna Park” e pret Hamburgun.
Bayern Munichu mund ta shfrytëzojë ndeshjen me Union Berlinin, si parapërgatitje për duelin e vështirë të çerekfinales së Championsit me Real Madridin.
Edhe
Në Bundesligë luhet për kualifikim në garat evropiane
Vëmendja do të jetë edhe në këtë fundjavë te sulmuesi Harry Kane. Kane që u kthye nga lëndimi, shënoi dy gola në fitoren 4:1 të Bayernit ndaj Atalantas.
Ylli anglez i ka 30 gola në Bundesligë. Ai e synon rekordin e Robert Lewandowskit, që vite më parë e mbylli sezonin me 41 gola të shënuar, e që është rekord.