Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Në Bundesligë luhet për kualifikim në garat evropiane

Bayern

Gara për titull në Bundesligën gjermane u mbyll fundjavën e kaluar dhe sërish triumfoi Bayern Munichu.

Bayerni tani do të ndjekë rekorde të tjera, ndërsa skuadrat rivale do të luajnë për vende që dërgojnë në kupat evropiane në edicionin tjetër.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Dortmundi mund ta sigurojë vendin e Championsit në vikend. Dortmundi në ndeshjen përmbyllëse të xhiros së 31-të, të dielën nga ora 17:30, luan me Freiburgun dhe e siguron vendin e dytë në rast të fitores. 

Dortmundi i ka 64 pikë në vendin e dytë, ndërsa Freiburgu është i shtati me 43 pikë.

Sulmuesi i Bayernit, Harry Kane, aktualisht i ka 32 gola në Bundesligë, kur kanë mbetur edhe katër xhiro për t’u luajtur.

Kapiteni i Anglisë e ndjek rekordin e Robert Lewandowskit të vendosur në edicionin 2020/21. Sulmuesi polak në atë sezon të Bundesligës i kishte shënuar 41 gola.