Bayern Munichu do të luajë në udhëtim te Bayer Leverkuseni në kuadër të Bundesligës.
Kjo ndeshje i takon xhiros së 26-të të elitës gjermane dhe luhet të shtunën nga ora 15:30.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBayerni është lider me 66 pikë, ndërsa Leverkuseni është i gjashti me 44 pikë.
Në mesjavë, Bayerni fitoi bindshëm, 6:1, në udhëtim tek Atalanta, kurse Leverkuseni barazoi me Arsenalin në shtëpi, 1:1. Ishte ndeshjet e para të një të tetës së finales në Champions.
Në Bundesligë kanë mbetur edhe nëntë xhiro për t’u luajtur.
Bavarezët nuk kanë fituar në udhëtim te Leverkuseni në ligë që prej tetorit të vitit 2021.
Në vendin e dytë në Bundesligë me 55 pikë është Borussia Dortmundi, që përballet në “Signal Iduna Park” me Augsburgun e Elvis Rexhbeçajt po të shtunën nga ora 15:30.
Të shtunën luajnë edhe futbollistët e Kosovës, Fisnik Asllani, Leon Avdullahu dhe Albian Hajdari. Të tre paraqiten me sukses te Hoffenheimi, që nga ora 15:30 e pret Wolfsburgun. Hoffenheimi renditet i treti, kurse i ka 49 pikë. Wolfsburgu është në pozitën e parafundit me 20 pikë dhe është përballur me shumë telashe.
Dieter Hecking është trajneri i tretë i Wolfsburgut në këtë edicion. Kjo skuadër duhet të luftojë shumë për të mbetur në elitë.
Në vendin e katërt e të pestë në Bundesligë janë Stuttgarti dhe Leipzigu me nga 47 pikë. Këto dy skuadra do të përballen të dielën nga ora 19:30. Do të jetë edhe ballafaqimi i fundit i kësaj xhiroje.