Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Bayerni kërkon të kthehet te fitorja në Bundesligë

Bayern

Bayern Muncheni dhe RB Leipzigu do të përballen të shtunën nga ora 18:30 në një duel të rëndësishëm të Bundesligës gjermane.

Bayerni renditet në pozitën e tretë me 11 pikë. Ka tri fitore dhe dy barazime. 

Leipzigu e zë vendin e pestë me nëntë pikë. 

Bavarezët vijnë në këtë përballje pas barazimit 2:2 ndaj Augsburgut në kampionat dhe atij 3:3 kundër Vikingut në Ligën e Kampionëve. 

Pavarësisht rezultateve të fundit, Bayerni mbetet skuadra më efikase në sulm në Bundesligë, me 16 gola të shënuar, 12 prej tyre në vetëm dy ndeshje si vendas.

Në anën tjetër, Leipzig vjen pas fitores 1:0 ndaj PSV-së në garat evropiane, por synon të përmirësojë rezultatet në udhëtim. Skuadra ka humbur tri ndeshjet e fundit në udhëtim, duke pranuar gjithsej nëntë gola.

Megjithatë, Leipzig ka arritur të shënojë në gjashtë nga shtatë vizitat e fundit në kampionat në stadiumin “Allianz Arena”.

Bayerni ka fituar tri përballjet e fundit ndaj Leipzigut. 

Ndërkohë pesë ndeshjeve lider është Freiburgu me 13 pikë. 

Freiburgun të dielën nga ora 15:30 e pret një ndeshje e vështirë me Bayer Leverkusenin që renditet në pozitën e katërt me dhjetë pikë.