Bayern Munchen – Borussia Dortmund do të jetë kryendeshja e Bundesligës.
Derbi më i madh i Gjermanisë luhet të shtunën nga ora 18:30. I takon xhiros së tetë.
Përballja e parë klasike e këtij edicioni merr rëndësi të veçantë pasi të dyja skuadrat ende nuk kanë pësuar humbje.
Janë skuadrat e vetme që ende nuk janë mposhtur në elitën gjermane. Kanë nga pesë fitore dhe dy barazime. I prijnë tabelës me nga 17 pikë.
Bayerni ka humbur vetëm një nga 17 takimet e fundit me Dortmundin.
Edhe në “Champions League” dy skuadrat nuk qëndrojnë keq me rezultate.
Dortmundi ka dy fitore dhe një humbje, kurse Bayerni ka një fitore dhe dy barazime.
Bayerni nuk është mposhtur në 40 nga 41 ndeshjet e fundit në Bundesligë, kurse Dortmundi nuk është mposhtur në 30 nga 34 ndeshjet e fundit.
Bavarezët do të jenë pa sulmuesin Luis Diaz, kurse Dortmundit i mungojnë Ramy Bensebaini dhe Konstantinos Karetsas.
Gjigantët gjermanë janë përballur në 140 ndeshje. Bayerni ka 72 fitore, Dortmundi 35, kurse 33 ndeshje nuk kanë dhënë fitues.
Ndërkohë Hoffenheimi i Fisnik Asllanit, Leon Avdullahut e Albian Hajdarit luan të shtunën nga ora 15:30 në udhëtim te Werder Bremeni.
Asllani e Avdullahu priten të paraqiten nga minuta e parë, kurse Hajdari mungon për shkak të një lëndimi.
Hoffenheimi ka nëntë pikë në pozitën e dhjetë. Werderi ka tri pikë më shumë në vendin e gjashtë.