Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Ndeshje të vështira për Bayernin dhe Dortmundin

Bayerni

Bayern Muncheni dhe Borussia Dortmundi përballen me sfida të vështira në xhiron e nëntë të Bundesligës.

Janë dy skuadrat e vetme që nuk kanë ende humbje. Kanë nga pesë fitore dhe tri barazime. 

Bayerni është lider me 18 pikë. 18 pikë ka edhe Dortmundi në pozitën e dytë. 

Bayerni të shtunën nga ora 15:30 luan në udhëtim te Mainzi, që renditet në pozitën e nëntë me dhjetë pikë. 

Mainzi ka tri fitore, një barazim dhe katër humbje. 

Bayerni të martën e mposhti Atletico Madridin me rezultatin 2:0 në Ligën e Kampionëve. 

Të shtunën nga ora 15:30 luan edhe Dortmundi ndaj Elversbergut. 

Elversbergu, që garon për herë të parë në elitën gjermane, ka katër fitore, një barazim dhe tri humbje. Është duke kaluar formë të mirë. Renditet në pozitën e shtatë me 13 pikë. 

Të shtunën nga ora 15:30 luhet edhe dueli ndërmjet RB Leipzigut dhe Augsburgut. 

Te Leipzigu paraqitet sulmuesi Brajan Gruda. 

Leipzigu ka 15 pikë në pozitën e katërt, kurse Augsburgu ka gjashtë pikë më pak në vendin e dhjetë. 

Xhiroja e nëntë mbyllet të dielën me ndeshjen që luhet nga ora 19:30 ndërmjet Hoffenheimit dhe Schalkes.