Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Zbulohen 10 tonë mallra të padeklaruara në Vërmicë

1

Dogana e Kosovës ka njoftuar se gjatë kontrolleve rutinore të automjeteve transportuese në pikën kufitare në Vërmicë, ka zbuluar një sasi prej 10 tonësh të mallrave të padeklaruara. 

Në kamionin ku janë zbuluar mallrat, gjatë verifikimit në peshore janë evidentuar mospërputhje në peshën e deklaruar, afërsisht një diferencë prej rreth 10 tonësh mallra të padeklaruara. 

“Për këtë arsye, është kërkuar kontroll më i detajuar i ngarkesës. Vlera e mallrave të padeklaruara, pa përfshirë detyrimet e importit, vlerësohet të jetë rreth 154,000 dollarë amerikanë. Rasti është duke vazhduar me procedurat përkatëse administrative, në përputhje me dispozitat e Kodit Nr. 08/L-247 për Doganat dhe Akcizën. Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar në zbatimin e kontrolleve efikase dhe në përdorimin e mekanizmave të menaxhimit të riskut, me qëllim parandalimin e kontrabandës, luftimin e tregtisë së paligjshme dhe mbrojtjen e interesave financiare të Republikës së Kosovës”, ka njoftuar Dogana e Kosovës.