Bayern Muncheni do të kërkojë të kthehet te fitorja në Bundesligën gjermane. Të dielën nga ora 17:30, Bayerni luan në udhëtim te Heidenheimi. Xhiron e kaluar, Bayerni u ndal në barazim 2:2 në shtëpi nga Mainzi.
Ndeshja mes Heidenheimit dhe Bayernit i takon xhiros së 15-të.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBayerni këtë edicion ka 12 fitore dhe dy barazime dhe është lider me 38 pikë.
Heidenheimi ka nëntë disfata, dy barazime dhe tri fitore. Renditet në pozitën e parafundit me 11 pikë.
Te Heidenheimi luajnë dy futbollistët nga Kosova, Arijon Ibrahimoviqi dhe Diant Ramaj.
Ndërkohë të shtunën nga ora 18:30, RB Leipzigu e pret Bayer Leverkusenin. Pritet të jetë ndeshje interesante. Leverkuseni ka 26 pikë, kurse Leipzigu ka tri pikë më shumë.
Me ndeshjen që u zhvillua të premten mbrëma mes Borussia Dortmundit dhe Borussia Monchengladbachut filloi xhiroja e 15-të.
Tjetër ndeshje interesante pritet të jetë ajo ndërmjet Stuttgartit dhe Hoffenheimit. Ky ballafaqim luhet të shtunën nga ora 15:30.
Stuttgarti ka 25 pikë në vendin e gjashtë, kurse Hoffenheimi ka një pikë më shumë dhe renditet një pozitë më lartë.
Te Hoffenheimi luajë tre futbollistët kosovarë Albian Hajdari, Fisnik Asllani dhe Leon Avdullahu.