Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Bayerni synon fitore edhe ndaj Bremenit

bayern

Bayern Muncheni synon fitore edhe në ndeshjen ndaj Werder Bremenit.

Bayerni të shtunën nga ora 15:30 luan në udhëtim te Bremeni. Kjo ndeshje i takon xhiros së 22-të të Bundesligës.

Do të luajnë dy skuadra me objektiva të ndryshme, Bremeni që lufton për mbetje në elitë dhe Bayerni për titullin e kampionit.

Bayerni e mban pozitën e parë me 54 pikë. Bremeni ka 19 pikë në vendin e 16-të.

Për të dyja skuadrat pikët janë me shumë rëndësi.

Edhe Bayerni luan me Heidenheimin, Leipzigu pret Leverkusenin Futboll Bayerni luan me Heidenheimin, Leipzigu pret Leverkusenin

Werder Bremeni nuk ka fituar në 11 ndeshjet e fundit në Bundesligë. Ka katër barazime dhe shtatë humbje.

Bayerni xhiron e kaluar u kthye me fitore ndaj Hoffenheimit, pas dy ndeshjeve pa rezultat pozitiv.

Bavarezët kanë shënuar gol në secilën nga 33 ndeshjet e fundit në elitën gjermane.

Xhiroja e 22-të filloi me ndeshjen që u zhvillua të premten mes Borussia Dortmundit dhe Mainzit.

Një tjetër ndeshje e fortë do të luhet të shtunën. Nga ora 15:30 takohen Hoffenheimi dhe Freiburgu.

Hoffenheimi është në rrugë të mirë për ta siguruar një vend për në garat evropiane në edicionin e ardhshëm.

Edhe Schalke synon ta befasojë Bayernin Futboll Schalke synon ta befasojë Bayernin

Te Hoffenheimi luajnë tre futbollistët e Kosovës, Fisnik Asllani, Leon Avdullahu dhe Albian Hajdari.

Hoffenheimi ka 42 pikë në pozitën e tretë. Freiburgu e zë vendin e shtatë me 30 pikë.