Me Bayern Munichun që është shkëputur në elitën e futbollit gjerman, skuadrat e tjera do të luftojnë për të zënë vendet tjera që në edicionin e ardhshëm dërgojnë në Ligën e Kampionëve.
Vendet dy, tre dhe katër aktualisht i mbajnë Dortmundi me 52 pikë dhe Hoffenheimi e Stuttgarti me nga 46 pikë. Por në garë janë edhe Leipzigu, që renditet i pesti me 44 pikë dhe Bayer Leverkuseni që ka 43 pikë në vendin e gjashtë.
Dortmundi të shtunën nga ora 18:30 luan në udhëtim te Kolni, kurse Hoffenheimi i Albian Hajdarit, Leon Avdullahut dhe Fisnik Asllanit, ballafaqohet me Heidenheimin e Diant Ramajt dhe Arijon Ibrahimoviqit. Kjo ndeshje, që i takon xhiros së 25-të të Bundesligës, luhet të shtunën nga ora 15:30.
Heidenheimi është i fundit me vetëm 14 pikë.
Mainz – Stuttgart, Leipzig – Augsburg dhe Freiburg – Leverkusen, që luhen të shtunën nga ora 15:30, do të kenë vëmendje po ashtu.
-
Tri skuadra luftojnë për vendin e katërt, pesë për mbetje në Bundesligë
-
Hoffenheimin e kosovarëve e pret ndeshje e rëndësishme
-
Bundesliga me mbyllje të zjarrtë, “në lojë” Championsi dhe rënia nga liga
-
Çka i duhet Hoffenheimit të treshes kosovare për kualifikim në Champions?
-
Bayernin e pret derbi në Leverkusen