Pesë ekipe janë në garë për të mbetur në Bundesligën gjermane edhe në edicionin tjetër, kur kanë mbetur edhe dy xhiro deri në fund.
Ndërkohë, Bayer Leverkuseni, Stuttgarti dhe Hoffenheimi luftojnë për vendin e katërt që siguron Ligën e Kampionëve. Të tria këto skuadra i kanë nga 58 pikë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSuttgart – Leverkusen është ndeshje me rëndësi të veçantë kurse luhet të shtunën nga ora 15:30.
Hoffenheimi i Fisnik Asllanit, Leon Avdullahut dhe Albian Hajdarit, luan po të shtunën nga ora 15:30 në shtëpi ndaj Werder Bremenit.
Werderi është prej skuadrave që synojnë qëndrimin në Bundesligë. I ka 32 pikë në vendin e 15-të, sa ka edhe Kolni në vendin e 14-të. Union Berlini është në vendin e 13-të me 33 pikë.
Ndërkohë, nga 26 pikë kanë Wolfsburgu në vendin e 16-të, përkatësisht të plejautit, dhe St. Pauli në pozitën e 17-të, të parafundit. Heidenheimi i fundit i ka 23 pikë.
Kampioni, Bayerni, përballet me Wolfsburgun në udhëtim të shtunën nga ora 18:30.