Mediumet turke të hënën raportuan se sulmuesi i Beshiktashit, Milot Rashica, ka tërhequr vëmendjen e klubeve nga Gjermania dhe Arabia Saudite.
Në Turqi edhe të mërkurën kanë shkruar për mundësinë e largimit të Rashicës nga Beshiktashi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMadje, kanë zbuluar edhe emrin e një klubi të interesuar. Bëhet fjalë për klubin e Bundesligës, Hoffenheim, ku me shumë sukses paraqiten tre futbollistët e Kosovës, Fisnik Asllani, Leon Avdullahu dhe Albian Hajdari.
“Është mësuar se Hoffenheimi po përgatitet të bëjë një ofertë zyrtare për sulmuesin kosovar të ekipit bardhezi”, shkruan mediumi turk “Turkuva Radyolar”.
29-vjeçari Rashica pjesë e Beshiktashit është nga viti 2023, kur ishte transferuar nga Norwich City për 5 milionë euro. Rashica me Beshiktashin ka kontratë deri në verën e vitit 2027. Ai në Turqi ka luajtur edhe për Galatasarayn.