Shefi i Grupit të Asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Gëzim Sveçla, ka shkruar se reagimi qytetar e bëri kryetarin e Prishtinës, Përparim Ramën të zmbrapset nga ideja e tij për ndërtime të reja në lagjen Ulpiana.
Në një status në Facebook, ai ka shkruar se në mbledhjen e ardhshme të Kuvendit Komunal të Pristhinës, VV-ja do të propozojë anulimin e vendimit për ndërtimet në këtë lagje.
“Përparim Rama u zmbraps nga ideja e tij e çmendur për ndërtime të reja në Ulpianë. Megjithatë, duke i njohur aftësitë e tij për mashtrim, nuk bën të relaksohemi. Për këtë arsye, në mbledhjen e ardhshme të Kuvendit Komunal të Prishtinës, kurdo që të mbahet ajo, Lëvizja Vetëvendojse! do të propozojë anulimin e vendimit për ‘Ulpiana 2030 Legacy’. Ulpianën e mbrojmë me vendim institucional, jo me postime e premtime të Përparim Ramës në Facebook”, ka shkruar ai.
Caktimi i lokacionit për ndërtimin e një objekti të ri dhe një parkingu nëntokësor te “Fontana” në Ulpianë, ka nxitur reagime të shumta. Pas vendimit të Kuvendit Komunal, drejtori i Planifikimit Strategjik ka thënë se kjo po bëhet në kundër të përgatitjes për Lojërave Mesdhetare, mirëpo nga Ministria e Rinisë dhe Sportit kanë theksuar se një projekt i tillë nuk është i paraparë për këtë ngjarje që më 2030 do të mbahet në Prishtinë.
-
Sveçla për Ramën: Po vazhdon të mashtrojë, këtë shkatërrues mund ta ndalin vetëm qytetarët
-
Rama për projektin te "Fontana": Është vetëm propozim, nëse banorët s'e duan nuk ecim përpara
-
Banorët dhe Ministria kundërshtojnë projektin e Komunës së Prishtinës për Ulpianën
-
Përkundër kundërshtimeve miratohet propozimi për dhënien në shfrytëzim të “Tulltores”
-
Sveçla: Në Prishtinë shemben rrugët, pasi është shembur sistemi