Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Futsall, Kosova synon revanshin ndaj Italisë

Kosova - Futsall

Lojtarët e Kosovës në futsall të premten e kaluar pësuan disfatë nga Italia me rezultatin 4:3 në Pallatin e Rinisë në Prishtinë. 

Ndeshjen e dytë kundër italianëve, në kuadër të Grupit 10 të raundit kryesor kualifikues për Kupën e Botës 2028, Kosova e luan sonte nga ora 20:00, në udhëtim. 

Për “Dardanët” do të jetë ndeshja e tretë e këtij cikli eliminator. Ndeshjen e parë e fituan ndaj Gjeorgjisë. 

Kundër Gjeorgjisë, Kosova do ta zhvillojë edhe një ndeshje më 24 shkurt. 

Italia i prin grupit me gjashtë pikë. Kosova ka tri pikë në vendin e dytë, kurse Gjerogjia është në pozitën e fundit pa pikë.

Vetëm fituesit e 12 grupeve dhe katër përfaqësueset më të mira të vendit të dytë bëjnë vend në “Elite Round”. 

Tetë përfaqësueset e tjera të vendeve të dyta do ta kërkojnë kualifikimin tutje nëpërmjet plejofit. Vetëm katër prej tyre avancojnë në raundin e fundit të kualifikimeve, të njohur si “Elite Round”.