Një person i gjinisë mashkullore është gjetur i vdekur të hënën në Vitomiricë të Pejës.
Siç bëhet e ditur në raportin 24-orësh të Policisë, disa familjarë e kishin parë nga dritarja e shtëpisë së tyre viktimën e shtrirë në tokë.
Njësit relevante policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe nga mjeku është konstatuar se viktima kishte qenë pa shenja jete.
Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.