Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Theret me thikë një person në Gjakovë, arrestohen tre të dyshuar

Arrestohet

Foto: Ilustrim

Një person është therur me thikë në Gjakovë.

Sipas njoftimit në raportin 24-orësh të Policisë, viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK dhe sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë.

Pas hetimeve të zhvilluara janë arrestuar tre të dyshuar dhe të njëjtit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Rasti është iniciuar “vrasje në tentativë”.