Gjasat po rriten që Milot Rashica të vazhdojë të luajë për Beshiktashin edhe në edicionin e ardhshëm në Superligën e Turqisë.
Mediumet turke kanë shkruar të mërkurën se Beshiktashi ka pranuar oferta të ndryshme për kosovarin, por trajneri Vincenzo Italiano nuk është i bindur për lirimin e tij.
Menaxhmenti i klubit ia ka lënë vendimin trajnerit italian. Rashica hyri si zëvendësues javën e kaluar ndaj Midtjyllandit dhe shënoi gol.
Sipas gjendjes aktuale, Beshiktashi heq dorë nga Rashica vetëm nëse pranon një ofertë astronomike.