Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Benfica i bën ofertë Umtitit

Skuadra e Benficas edhe zyrtarisht po e kërkon transferimin e qendërmbrojtësit të Barcelonës, Samuel Umtiti.

Mediumet spanjolle kanë raportuar të martën se Benfica tashmë ka kontaktuar Umtitin, i cili është i lirë të largohet nga Barcelona gjatë afatit kalimtar të janarit.

Bëhet e ditur se Benfica i ka ofruar francezit kontratë për një vit e gjysmë, me mundësi vazhdimi.

Umtiti nuk bën pjesë në planet e Barçës dhe këtë sezon e ka vetëm një paraqitje në kampionat për ekipin spanjoll.

28-vjeçari ka kontratë me Barcelonën deri në vitin 2023.