Barcelona ka vendosur për të ardhmen e mbrojtësit, Samuel Umtiti. Mediat spanjolle kanë bërë të ditur të hënën se drejtuesit e klubit nuk do të vazhdojnë bashkëpunimin me francezin, të cilit do t’ia shkëpusin kontratën.
Umtiti nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje këtë edicion, derisa trajneri Xavi nuk llogarit në shërbimet e tij.
Kontrata e Umtitit me Barcelonën skadon në qershor të vitit 2023.
28-vjeçari është pjesë e klubit spanjoll që nga viti 2016 kur u transferua nga Lyoni.