Barcelona ka ndërprerë bashkëpunimin me Samuel Umtitin.
Lajmi është bërë zyrtar nga faqja zyrtare e klubit nga Katalonja.
Umtiti ishte lojtar i Barcelonës për gjashtë vjet, ndërsa në edicionin e kaluar qendërmbrojtësi ishte i huazuar te skuadra e Lecces në Serie A.
29-vjeçari luajti 25 ndeshje për klubin italian, ndërsa në 24 prej tyre ishte titullar.
Umtiti kishte kontratë me skuadrën e Barcelonës deri në vitin 2026.
Por të premten klubi “blaugrana” njoftoi se ka shkëputur kontratën e tij.
Umtiti ka zhvilluar 133 ndeshje për Barçën, ndërsa ka shënuar dy gola e një asistim.
Ai karrierë ka bërë edhe te Lyoni.
Artikuj të ngjashëm