Milani pret ta marrë falas mbrojtësin e Barcelonës, Samuel Umtiti, raporton “Calciomercato” të enjten. Milani pret që mbrojtësi francez të lirohet nga Barcelona në verë.
Ai ka kontratë deri në qershor të vitit 2026, por nuk bën pjesë në planet e Barçës. 29-vjeçari është huazuar te skuadra e Lecces deri në fund të sezonit aktual.
Umtiti ka luajtur 12 ndeshje në Serie A të Italisë. Umtiti në fundjavë pësoi lëndim të muskulit dhe nuk dihet kthimi tij. Ai për Francën ka luajtur 31 ndeshje dhe ka shënuar katër gola.
Artikuj të ngjashëm