Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Umtiti zyrtarizohet te Lecce

Samuel Umtiti - Lecce

Samuel Umtiti është përforcimi më i ri te Lecce, ekip që bën gara në Serie A.

Mbrojtësi francez është zyrtarizuar të enjten te Lecce. 28-vjeçari te Lecce është huazuar për një sezon nga skuadra e Barcelonës.

Në njoftimin e ekipit italian, thuhet se prezantimi i Umtitit do të bëhet të premten, pasi lojtari t’i kalojë kontrollimet mjekësore. Umtiti është pjesë e Barcelonës prej vitit 2016, ndërsa vitet e fundit nuk ka luajtur shumë për shkak të lëndimeve të shpeshta. Ai me ekipin spanjoll ka kontratë deri në vitin 2026. Lecce këtë sezon është rikthyer në elitën e futbollit të Italisë, ndërsa në dy xhirot e para ka regjistruar po aq humbje.

Artikuj të ngjashëm