Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Umtiti drejt kampionatit italian

Qendërmbrojtësi Samuel Umtiti, sipas të gjitha gjasave, karrierën do ta vazhdojë në Serie A.

“Diario Sport” ka shkruar të hënën se francezi do t’i bashkohet Lecces, ekip i rikthyer këtë edicion në elitën e futbollit të Italisë. Umtiti te Lecce do të huazohet për një vit, ndërsa ekipi italian do ta ketë të drejtën e blerjes së tij në fund të sezonit.

28-vjeçari që nuk bën pjesë në planet e Barcelonës, ekipit italian do t’i bashkohet gjatë kësaj jave.

Ai është pjesë e Barcelonës prej vitit 2016 dhe ka kontratë deri në vitin 2026. Lecce në dy ndeshjet e parë në Serie A ka regjistruar po aq humbje.