Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Interi në garë për Umtitin

Pas Milanit edhe Interi është futur në garë për shërbimet e mbrojtësit Samuel Umtiti, ka njoftuar “Calciomercato” të martën.

Mësohet se Interi tashmë ka kontaktuar Barcelonën në lidhje me transferimin e mbrojtësit francez këtë verë.

Umtiti para fillimit të këtij sezoni u huazua për një vit te Lecce dhe ka treguar paraqitje të mira në kampionatin italian. Ai tek Interi po shihet si zëvendësim për sllovakun Milan Skriniar, i cili në verë do të transferohet te Parisi.

Mësohet se Interi është i gatshëm të ofrojë deri në 5 milionë euro për Umtitin, i cili ka kontratë me Barcelonën deri në vitin 2026. Këtë edicion 29-vjeçari ka regjistruar 13 paraqitje në Serie A.