Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Interi me ofertë pesëvjeçare për Skriniarin

Interi nuk dëshiron ta humbasë objektivin e PSG-së, Milan Skriniarin, si lojtar të lirë në verën e vitit të ardhshëm. Te klubi italian kanë përgatitur dy oferta për ta bindur mbrojtësin të nënshkruajë kontratë të re.

Qendërmbrojtësi 27-vjeçar me Interin ka kontratë edhe dhjetë muaj. Interi nuk e liroi Skrinarin t’i bashkohet PSG-së gjatë verës. Interi kërkoi 70 milionë euro nga parisienët.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Siç shkruan “La Gazzetta dello Sport”, Interi i ka bërë ofertë pesëvjeçare me vlerë pre 6.5 milionë euro neto në sezon. Në ofertën e dytë të Interit ka paraparë kontratë dyvjeçare me pagë rreth 5 milionë euro, që ia mundëson sllovakut një aventurë të re pas dy vjetësh.