Qendërmbrojtësi Milan Skiriniar mund të mbetet pjesë e skuadrës së Interit edhe pas përfundimit të sezonit aktual. “Tuttomercatoweb” ka njoftuar të mërkurën se negociatat mes Interit dhe Skriniarit po vazhdojnë dhe gjasat janë të mëdha që të arrihet marrëveshja për kontratën e re.
Kontrata aktuale i skadon Skriniarit në fund të këtij edicioni, ndërsa në kontratën e re, Interi i ka ofruar atij pagë vjetore deri në shtatë milionë euro. Tek Interi po duan ta mbajnë Skiriniarin të paktën deri në verën e vitit 2025, pasi është ndër mbrojtësit më të vlerësuar në Serie A.
27-vjeçari që po kërkohet me ngulm nga Paris Saint-Germaini, këtë edicion ka 14 paraqitje për Interin, ekip të cilit iu bashkua në vitin 2017.