Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Skriniar mbetet tek Interi

Mbrojtësi Milan Skriniar nuk do të largohet nga skuadra e Interit.

“Gazzetta dello Sport” ka njoftuar të premten se Skriniar ka arritur marrëveshje me Interin për kontratën e re, që do të bëhet zyrtare së shpejti.

Sllovaku është pajtuar me kushtet e ofruara nga Interi për të mbetur pjesë e ekipit edhe përtej këtij edicioni, kur edhe i skadon kontrata aktuale.

Me kontratën e re, Skriniar do të qëndrojë tek Interi deri në vitin 2027 dhe do të ketë pagë vjetore prej tetë milionë eurosh.

Po ashtu, thuhet se atij i është ofruar edhe shiriti i kapitenit prej sezonit të ardhshëm.

27-vjeçari është pjesë e Interit prej vitit 2017 dhe këtë edicion ka regjistruar 20 paraqitje në të gjitha garat.