Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Skriniar do të bëhet lojtari më i paguar tek Interi

Mbrojtësi Milan Skriniar do të bëhet lojtari më i paguar tek Interi, pasi ka pranuar rinovimin e kontratës me ekipin nga Serie A, ka njoftuar të hënën “SportMediaset”.

Bëhet e ditur se marrëveshja mes palëve tashmë është arritur dhe Skriniar do ta rinovojë së shpejti kontratën që i skadon në fund të këtij sezoni. Me rinovimin e kontratës 27-vjeçari do të jetë pjesë e Interit deri në vitin 2027 dhe do të bëhet lojtari më i paguar në klub me pagë vjetore prej shtatë milionë eurosh.

Skriniar ishte afër largimit nga Interi para fillimit të këtij edicioni, por klubi italian kërkonte 80 milionë euro për kartonin e tij. Interesim të madh për Skriniarin pati shfaqur Paris Saint-Germaini.

Artikuj të ngjashëm