Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Skriniar rinovon me Interin

Mbrojtësi Milan Skriniar nuk do të largohet nga Interi, por do të mbetet pjesë e klubit italian edhe për një periudhë të gjatë. “Calciomercato” ka njoftuar të premten se Skriniar ka arritur marrëveshje personale me klubin për rinovimin e kontratës që i skadon në fund të sezonit.

Ai është pajtuar të mbetet pjesë e klubit deri në verën e vitit 2026, me një pagë vjetore prej gjashtë milionë eurosh. Zyrtarizimi i marrëveshjes me Skriniarin do të bëhet në ditët e para të janarit.

Po ashtu, Skriniarit prej sezonit të ardhshëm do t’i jepet edhe shiriti i kapitenit pasi është njëri prej lojtarëve më të vlerësuar në klub. 27-vjeçari ishte ndër mbrojtësit më të kërkuar në treg, por Interi u rezistoi të gjitha ofertave për ta bindur sllovakun që ta vazhdojë karrierën në Itali. Ai është pjesë e Interit prej vitit 2017.

Artikuj të ngjashëm