Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Chelsea insiston për Skriniarin

Mbrojtësi Milan Skriniar pritet që karrierën ta vazhdojë në Premier League. “Daily Mail” ka njoftuar të mërkurën se Chelsea tashmë ka kontaktuar Interin në lidhje me transferimin e Skriniarit.

Tek Interi janë të gatshëm ta shesin Skriniarin, i cili ka refuzuar rinovimin e kontratës për shkak se nuk është pajtuar me pagën e ofruar. 27-vjeçari ka kontratë me ekipin italian deri në vitin e ardhshëm dhe kartoni i tij vlerësohet mbi 40 milionë euro.

Sllovaku është pjesë e Interit prej vitit 2017 kur iu bashkua nga Sampdoria, kurse sezonin e fundit ka kontribuar edhe me katër gola në 48 paraqitje.

Artikuj të ngjashëm