Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Skriniar vendos të largohet nga Interi

Mbrojtësi Milan Skriniar ka vendosur të largohet përfundimisht nga Interi në fund të këtij sezoni kur edhe i skadon kontrata.

“Gazzetta dello Sport” ka njoftuar të premten se Skriniar ka refuzuar ofertën e Interit për rinovimin e kontratës dhe në verë do të largohet si lojtar i lirë.

Mësohet se sllovaku tashmë ka njoftuar Interin se po shqyrton ofertat e skuadrave të tjera, përpara se të vendosë për të ardhmen e tij.

Skriniar vlerësohet ndër mbrojtësit më të mirë në Serie A, ndërsa Interi para fillimit të këtij sezoni pati refuzuar ofertat deri në 60 milionë euro për shitjen e tij. 27-vjeçari këtë sezon ka 26 paraqitje në të gjitha garat për Interin, ekip të cilit iu bashkua në vitin 2017.

Interesim për transferimin e tij, ka kohë që kanë shprehur Paris Saint-Germaini, Arsenali e Chelsea.