Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Interi kërkon 60 milionë euro për Skriniarin

Skuadra e Interit ka nxjerrë në shitje mbrojtësin Milan Skiriniar, i cili ka refuzuar rinovimin e kontratës që i skadon vitin e ardhshëm.

Për kartonin e Skirniarit, Interi po kërkon 60 milionë euro dëmshpërblim, ka njoftuar të hënën “Gazzetta dello Sport”.

27-vjeçari është i vendosur të largohet nga Interi këtë verë dhe tashmë ka marrë oferta nga Paris Saint-Germaini e Chelsea.

Ai është pjesë e Interit prej vitit 2017, kur iu bashkua nga Sampdoria dhe ka të fituar një titull kampioni të Italisë.

Skriniar krahas 48 ndeshjeve që i luajti me fanellën e Interit në të gjitha garat shënoi edhe katër gola.