Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Skriniar largohet nga Interi

Mbrojtësi i Sllovakisë, Milan Skriniar, më nuk është pjesë e Interit. Ekipi italian të premten ka konfirmuar largimin e Skriniarit, të cilin e ka falënderuar për kontributin e dhënë përgjatë gjashtë edicioneve.

Skriniar do të largohet nga Interi si lojtar i lirë, pasi ka refuzuar rinovimin e kontratës dhe pritet të transferohet te Paris Saint-Germaini.

Ai ishte pjesë e Interit prej vitit 2017 kur iu bashkua nga Sampdoria, ndëra ka fituar 1 titulli kampioni, 2 kupa dhe 2 Superkupa të Italisë.

Në total, Skriniar ka regjistruar 246 paraqitje për Interin në të gjitha garat, ku ka kontribuuar edhe me pesë gola.

28-vjeçari ishte ndër mbrojtësit më të vlerësuar në Itali.