Mbrojtësi Milan Skriniar do t’i bashkohet Paris Saint-Germainit gjatë këtij afati kalimtar, ka shkruar “Gazzetta dello Sport” të mërkurën. Bëhet e ditur se Interi ka pranuar ofertën e Parisit prej 20 milionë eurosh për sllovakun, i cili do të zyrtarizohet në fillim të javës së ardhshme.
Tek Interi kanë vendosur ta shesin Skriniarin këtë muaj, pasi 27-vjeçari refuzoi rinovimin e kontratës që i skadon në fund të sezonit. Skriniar me PSG-në pritet të firmosë kontratë katërvjeçare dhe do të jetë një përforcim i rëndësishëm në repartin e mbrojtjes.
Ai është kapiten i Interit, ekip të cilit iu bashkua në vitin 2017 nga Sampdoria, ndërsa këtë sezon ka regjistruar 27 paraqitje në të gjitha garat, ku ka shënuar edhe një gol.