Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Skriniar drejt PSG-së në janar

Mbrojtësi Milan Skriniar ka gjasa të mëdha të jetë përforcimi i parë i Paris Saint-Germainit në afatin kalimtar të janarit.

 “L’Equipe” ka njoftuar të hënën se Parisi ka bërë gati ofertën për ta bindur Interin në lirimin e sllovakut. Parisi do të ofrojë 30 milionë euro për Skriniarin, i cili ka kontratë me ekipin italian deri në fund të këtij sezoni. 27-vjeçari ishte pranë kalimit te Parisi para fillimit të këtij sezoni, por Interi refuzoi ofertën.

Skriniar ende nuk ka pranuar rinovimin e kontratës me Interin, pasi po kërkon pagë të lartë dhe drejtuesit e klubit janë të gatshëm ta shesin në fillim të vitit të ardhshëm. Skriniar është pjesë e Interit prej vitit 2017 dhe këtë edicion ka nëntë paraqitje.