Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

PSG-ja insiston për Skriniarin

Paris Saint-Germaini nuk ka hequr dorë nga transferimi i qendërmbrojtësit Milan Skriniar. “L’Equipe” raporton të premten se Parisi po përgatit ofertën për ta bindur Interin në lirimin e sllovakut gjatë afatit kalimtar të janarit.

Për kartonin e tij, Parisi do të ofrojë 80 milionë euro. Është trajneri i Parisit, Christoph Galtier, që po insiston në shërbimet e Skriniarit, të cilin po e sheh si përforcim të duhur për mbrojtjen.

Ekipi francez e kërkoi 27-vjeçarin para fillimit të këtij sezoni, por Interi refuzoi ofertën prej 60 milionë eurosh.

Skriniar ka kontratë me Interin deri në fund të këtij sezoni, ndërsa ditët e fundit është raportuar se atij i është ofruar kontrata e re për të mbetur në klub deri në vitin 2027.

Artikuj të ngjashëm