Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Parisi prezanton Skriniarin

Mbrojtësi Milan Skriniar është përforcimi më i ri i Paris Saint-Germainit. Sllovaku, të enjten është prezantuar te skuadra franceze, me të cilën ka firmosur kontratë deri në verën e vitit 2028.

28-vjeçari te Parisi është transferuar si lojtar i lirë, pasi në fund të muajit të shkuar i skadoi kontrata me Interin.

Skriniar prej vitit 2017 ishte pjesë e skuadrës së Interit, me të cilën fitoi 5 trofe, përfshirë këtu edhe një titull kampioni në Serie A.