Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Skriniar mund të mbetet tek Interi

Milan Skriniar ka gjasa të mëdha që të mbetet pjesë e Interit edhe përtej këtij sezoni. “Football-Italia” ka njoftuar të premten se palët kanë nisur negociatat për rinovimin e kontratës dhe marrëveshja mund të mbyllet së shpejti.

Skriniar ka kontratë me Interin deri në fund të sezonit, por klubi italian po dëshiron ta mbajë me çdo kusht në radhët e veta.

Mësohet se krahas pagës së majme, Skirniarit i është ofruar edhe shiriti i kapitenit për ta rinovuar kontratën deri në vitin 2027.

Ai vlerësohet ndër mbrojtësit më të mirë në Itali, ndërsa Interi këtë verë ka refuzuar ofertat e majme të Paris Saint-Germainit për sllovakun. 27-vjeçari këtë sezon ka 16 paraqitje deri më tani, ndërsa po luan sezonin e tij të pestë tek Interi.

Artikuj të ngjashëm