paris saint-germain po i afrohet marrëveshjes për mbrojtësin e interit, milan skriniar.
“gazzetta dello sport” ka bërë të ditur të dyja klubet mund të gjejnë marrëveshjen në ditët në vazhdim për qendërmbrojtësin.
kampioni francez ka ofruar 55 milionë euro për sllovakun, por klubi italian po kërkon të paktën 65 milionë.
drejtuesit e klubit parisien do të vazhdojnë bisedimet dhe janë të gatshëm të ofrojnë edhe 10 milionë euro shtesë për t’i siguruar shërbimet e 27-vjeçarit.
skriniar ka kontratë me interin deri në vitin 2023 dhe nuk ka nisur bisedimet për vazhdimin e kontratës.