Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

PSG-ja arrin marrëveshje me Skriniarin

Paris Saint- Germaini raportohet se ka arritur në parim marrëveshje me Milan Skriniarin e Interit. Bëhet e ditur se mbrojtësi është pajtuar me ofertën prej 7 milionë euro në vit të ofruar nga klubi i Parisit.

Por negociatat në mes të klubeve janë duke vazhduar ende, shkruan “football-italia”.

Gjiganti i Ligue 1 të Francës i ka bërë ofertë 50 milionëshe Interit për ish-yllin e Sampdorias. Ofertën e parë e ka refuzuar Interi, pasi kërkon të paktën 80 milionë euro.

Kontrata e Skriniarit me Interit përfundon në qershor të vitit 2023.