Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Interi kërkon 100 milionë euro për Skriniarin

Interi ia ka bërë të ditur Paris Saint-Germainit se dëshiron rreth 100 milionë euro për ta lënë të lirë mbrojtësin Milan Skriniar.

“Calciomercato” ka njoftuar të shtunën se drejtuesit e klubit italian tashmë kanë refuzuar ofertën e parë të parisienëve në vlerë prej 50 milionë eurosh.

Skriniar ka kontratë me Interin deri në vitin 2023.

27-vjeçari nuk ka nisur ende bisedimet për vazhdimin e kontratës.