Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Skriniar arrin marrëveshje personale me PSG-në

Milan Skriniar është pajtuar t’i bashkohet Paris Saint-Germainit gjatë kësaj vere.

“Gazzetta dello Sport” ka bërë të ditur se lojtari është pajtuar me kushtet e ofruara nga kampioni francez.

Drejtuesit e klubit i kanë ofruar pagë prej 7.5 milionë eurosh në sezon dhe kontratë pesëvjeçare qendërmbrojtësit.

Tani krerët e klubit francez do të duhet të gjejnë marrëveshjen edhe me Interin.

Parisienët janë të gatshëm të ofrojnë rreth 60 milionë euro për t’i siguruar shërbimet e Skrinarit.