Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Umtiti nuk dëshiron të largohet nga Barcelona

Qendërmbrojtësi francez Samuel Umtiti është i vendosur të qëndrojë te Barcelona. Bëhet e ditur se Umtiti tashmë ka njoftuar drejtuesit e Barcelonës se nuk e ka ndërmend të largohet përkundër ofertave të shumta nga klubet tjera.

Thuhet se ai është i vendosur për të luftuar për një vend titullari në ekip përkundër që nuk bën pjesë në planet e trajnerit Xavi Hernandez.

Umtiti këtë edicion ka vetëm një paraqitje te Barcelona, ekip me të cilin ka kontratë deri në vitin 2023. 28-vjeçari u transferua në “Camp Nou” në vitin 2016 nga skuadra e Lyonit.