Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Umtiti largohet nga Barcelona

Samuel Umtiti do të largohet nga skuadra e Barcelonës, ka shkruar të shtunën mediumi francez “L’Equipe”.

Mbrojtësi francez u transferua te gjigantja e La Ligës spanjolle në vitin 2016 nga Lyoni, ndërsa tani mund ta vazhdojë karrierën në Francë apo Itali, ka shkruar mediumi francez.

Për të interesim kanë shprehur pesë skuadra, Marseille, Nice, Roma, Lazio dhe Fiorentina.

Skuadra e Fiorentinës i dëshiron shërbimet e tij në formë huazimi.

Umtiti ka kontratë me Barcelonën deri në vitin 2026.

Qendërmbrojtësi 28-vjeçar në sezonin që shkoi e luajti vetëm një ndeshje.

Artikuj të ngjashëm