Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Barcelona nuk llogarit në Umtitin

Samuel Umtiti do të largohet gjatë kësaj vere nga Barcelona si futbollist i lirë.

“Mundo Deportivo” ka njoftuar se drejtuesit e klubit i kanë bërë me dije francezit se nuk bënë pjesë në planet e trajnerit Xavi Hernandez për edicionin e ri.

Katalunasit nuk i kanë ofruar kontratë të re 28-vjeçarit, që i skadon në fund të këtij muaji.

Për shërbimet e qendërmbrojtësit në garë janë dy skuadra franceze.

Lyoni dhe Nice kanë nisur negociatat me lojtarin për ta bindur të transferohet në Francë.