Samuel Umtiti është në kërkim të një skuadre të re.
Mbrojtësit francez i është bërë e ditur nga trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez, se nuk llogarit në të në sezonin e ri.
28-vjeçari është në shitje dhe kanë nisur negociatat me skuadrat e interesuara.
“ESPN” ka bërë të ditur se në garë për francezin janë Olympiacosi dhe Rennes.
Të dyja ekipet e kanë kërkuar në formë huazimi me të drejtë blerjeje.