Samuel Umtiti do të largohet nga Barcelona gjatë kësaj vere. Mbrojtësi francez nuk bën pjesë në planet e trajnerit Xavi Hernandez për kampionatin e ri.
Mediat spanjolle kanë bërë të ditur se Barça është duke kërkuar skuadër për lojtarin.
Së fundmi interesim për Umtitin ka shprehur skuadra franceze Rennes.
Klubi francez po e kërkon 28-vjeçarin në formë huazimi, me të drejtë blerjeje në fund të kampionatit.
Umtiti ka kontratë me Barcelonën deri në vitin 2026.
Për francezin interesim ka shprehur edhe Fiorentina.
Artikuj të ngjashëm